Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot

Presidenti i Partisë së Lirisë iu kthye sërish sot sulmit verbal ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani të cilin e akuzon se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama.

‘ " “Nuk e di a ka ndonjë qëndrim të tyre lidhur me deklaratën skandaloze të kreut aktual të SPAK, i cili publikisht ka deklaruar para të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që i kanë sytë në ballë se në këtë vend afërmend gjykatat vendosin se çfarë kërkojmë ne, pra SPAK-u. Ky është një vend që nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK apo prokurorisë si institucion. Madje as personat që ndiqen nga drejtësia s’kanë nevojë për avokat, pse të shpenzojnë para. Me këtë deklaratë ka asgjësuar gjykatat, avokatët, ka treguar atë nivel që ka dhe që buron pikërisht se është atje jo për shkak të integritetit, por është aty për t’i shërbyer Ramaformës. S’ka deklaratë në botë dhe fuqi në botë që e shplan deklaratën skandaloze të Dumanit. As Mehmet Shehu s’do e bënte në kohën e Enver Hoxhës" tha Meta sot në konferencë për median nga selia e Partisë së Lirisë.

Kreun e qeverisë e akuzon se e ka drejtësinë në kontroll të plotë ndërsa diplomatët se ‘kanë mbyllur sytë’ përpara kësaj.

"Janë qytetarët shqiptarë që vlerësojnë sukseset e Ramaformës dhe i vuajnë ato, sepse të jesh ambasador në Shqipëri apo diplomat në këtë vend është gjë e bukur sepse është vend shumë i bukur, ushqimin e kemi të jashtëzakonshëm, klima, i respektojmë miqtë. E ngaqë i respektojmë shumë kujtojnë se skemi punë tjetër, e mendojnë se mund të bëjmë gallatë me popullin tonë, sic kemi parë në shumë raste.

Por aq e lehtë sa është të jesh ambasador në Shqipëri aq tmerr është të jesh qytetar i këtij vendi. Të mos kesh lidhje me Rilindjen e të kërkosh drejtësi në këtë vend, pikërisht sa u bë 8 vite që kur u miratua reforma në Kuven

Janë 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë e dhjetra mijëra qytetarë parashikohet të mos marrin drejtësi sa të jenë gjallë, por për fat të mirë ka një parti si PL që do i japë fund këtij regjimi dhe drejtësinë do ta kthejë në shinat e Kushtetutës, të 140 votave e jo 69 votave me tym e flakë sic u zgjodh prokurorja  e Rilindjes dhe e partisë që e shndërroi sistemin e hetimit në një instrument për të garantuar  pandëshkueshmërinë e Ramës. Këta po lënë pa gjykatë dhe Shkodrën" tha Meta.

Në vijim replikoi dhe me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato i cili sot bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet e të mos ketë ndërhyrje politike.

“Habimet që nuk kanë shqetësim këta kur Edi Rama shkel vendimet e gjykatës Kushtetuese që ka krijuar vetë, por ne jemi mësuar me deklarata të tilla dhe argëtohemi. Detyra jonë është ta luftojmë korrupsionin e Edi Ramës me të gjitha mënyrat e format demokratike e heroike" nënvizoi Meta.

Reformën në drejtësi të miratuar dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve e quan ‘Ramaforma’ e cila nuk u ndërtua për të dhënë drejtësinë qytetarëve por për ti siguruar  pandëshkueshmërinë Rama Veliaj.

“Prandaj të nderuar diplomatë të BE-së që jeni në Tiranë Rama guxoi të vjedhë lekët e IPARDI-t dhe e bëri se kishte garanci se drejtësia e kapur prej tij nuk do të bënte asnjë hap përpara për të hetuar skandalet me fondet e IPARDI-t që në vend që të shkonin për fermerët shkuan për miqtë e kryerilindasit. As pronat e komuniteteve fetare nuk i kanë kthyer se ia kanë dhënë miqve oligarkë, apo rastin e Himarës për të cilat rri në burg ai që e zgjodhi populli i Himarës.  Qytetarët humbën por fitoi pandëshmkueshmëria e Ramës e Veliajt për të mos dhënë llogari nga korrupsioni i llahtarshëm.  Kulmi i Ramaformës arrin sa Veliaj thirret në SPAK pas 4 vitesh, nga fillimi i procedimit penal nr 255 i vitit 2020 duke qenë ai iniciatori që firmosi e vodhi në aferën e incineratorit që nuk ekziston.

Meta shkon më tej duke thënë se SPAK u detyrua pasi u gjend përballë protestave në Tiranë.

“Drejtësia u detyrua të bëjë veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve të Tiranës, dhe dosjes së 5 D. Nuk është asgjë nga ajo e 15 drejtoreshave është tmerr tjetër. Të gjithë e kanë të qartë që kjo është drejtësi me regji nën kontrollin e plotë të Edi Ramës. Të gjithë e dinë se Ramaforma përdoret për të kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët për të mos nxjerrë të vërtetat e krimet e Ramës e të qeverisë. 

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi garantoi se protestat para bashkisë do të vijojnë, ndërsa Meta i bëri thirrje Dumanit të veprojë pasi sic tha ai populli i Tiranës është i revoltuar. 

"Protestat nuk do të ndalen deri kur Erion Veliaj të ikë nga bashkia dhe të jetë në burg për të gjitha veprimet skandaloze që ka kryer.  Nuk do të lejohet instalim i regjimit ton tomakutëve në Shqipëri. U bëj thirrje policëve të zbatojnë ligjin. I bëj thirrje drejtësisë të veprojë të parandalojmë ngjarje të tilla sepse populli i Tiranës është shumë i revoltuar dhe me shumë vëshitësi po e përmbajmë" mbylli Meta konferencën e tij

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:46
Tedi Blushi kërcënon Ballën dhe Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

 

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taypi: 03/05/2024 10:41

    Likeee po te vjen ngordhja.. Ne burg e ke vendin tradhetar.. Kot leh si qente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore