TIRANE - Çifti Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë reaguar sërish publikisht ndaj akuzave të ngritura drejt tyre nga Partia Socialiste, duke u kundërpërgjigjur drejtpërdrejt me akuza ndaj bashkëshortes së kreut të PS-së, që sipas tyre ka marrë 100 milionë lekë nga një person anonim. Me një letër të hapur për median, Argita dhe Jamarbër Malltezi thotë se u ka faktuar institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve se të ardhurat janë të qarta, nga burime të pastra, të ligjshme dhe të njohura, të përfshira në mënyrë të plotë në deklarimin pranë organeve tatimore dhe ILDKP.
“Këto të ardhura janë krijuar nga aktiviteti profesional, mësimdhënie, kërkim shkencor, botime librash profesionale, pjesëmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, qera nga apartamente në pronësinë tonë dhe trashëgimi familjare”, sqaron Malltezi.
Një jave më parë, vijon Argita, ne iu bëmë thirrje dhe përsëri ftojmë Z.Rama që për 13 vite ministër dhe kryetarë bashkie, i deklaruar si i pastrehë dhe me pasuri 3 mijë euro të bëjë publike të ardhurat dhe pasuritë e bashkëshortes.
“Linda Basha ka deklaruar që është përfituese e një huaje pa interes, pra dhuratë, prej jo me pak se 100 milionë lekësh nga një person anonim. Shtojmë këtu se kjo shumë nuk është deklaruar si e derdhur me bankë, por është marrë nga Linda Basha me para të thata në dorë”, thekson Malltezi.
Ajo i shtron pyetjen kreut të opozitës “tregoju shqiptarëve se si mund të merret një hua prej 100,000 milion lekësh pa interes? A mos është kjo një dhuratë? Kush është bujari anonim që ka paguar 100 milionë dhe për çfarë i ka paguar”?
DEKLARATA E PLOTE
"I kapur ne panik nga zbulimi I korrupsionit te tij, te familjareve dhe te bashkepunetoreve te tij, Z.Rama nen moton “shpif, shpif se dicka mbetet”, vazhdoi sot per te 13-ten here sulmet e ulta politike dhe pa asnje fakt ne lidhje me te ardhurat tona dhe burimet e tyre plotesisht transparente.
Ne u kemi faktuar institucioneve shteterore dhe Shqiptareve se te ardhurat tona jane te qarta, nga burime te pastra, te ligjshme dhe te njohura, te perfshira ne menyre te plote ne deklarimin prane organeve tatimore dhe ILDKP, te cilat jane dokumente publike, qe mund te disponohen nga kushdo. Keto te ardhura jane krijuar nga aktiviteti profesional, mesimdhenie, kerkim shkencor, botime librash profesionale, pjesmarrje ne konferenca kombetare e nderkombetare, qera nga apartamente ne pronesine tone dhe trashegimi familjare; te gjitha keto te perfshira dhe te vertetuara me firmat tona dhe punedhenesve tane, me derdhjet bankare dhe me kontratat perkatese te deklaruara ne organet tatimore dhe ILDKP; dhe e kemi bere kete vite me pare se ligji te kekonte nje gje te tille. Keto institucione kane bere kontrollet e tyre dhe kane dale me njoftim zyrtar duke I konsideruar ato transparente dhe konform ligjit.
Keto kane qene dhe jane standartet tona. Nje jave me pare ne ju beme thirrje dhe perseri ju ftojme Z. Rama qe per 13 vite minister dhe kryetare bashkie, I deklaruar si i pastrehe dhe me pasuri 3 mije euro, te besh publike dhe me te njejtin standart transparencete te ardhurat e tua si dhe te ndricosh nder te tjera, nje nga pasurite e bashkeshortes tende Linda Basha, e cila ka deklaruar qe eshte perfituese e nje huaje pa interes, pra dhurate, prej jo me pak se 100 milion lekesh nga nje person anonim. Shtojme ketu se kjo shume nuk eshte deklaruar si e derdhur me banke, por eshte marre nga Linda Basha me para te thata ne dore.Ju bejme me dije se ne doktrinen e larjes se parave, huaja pa interes, dhe e theksojme, nga persona anonime, konsiderohet tejet e dyshimte per pastrim parash.
Z.Rama tregoju Shqiptareve se si mund te merret nje hua prej 100,000 milion lekesh pa interes? A mos eshte kjo nje dhurate?
Kush eshte bujari anonim qe ka paguar 100 ml dhe per cfare I ka paguar? Dhe se fundi, ne sa thase I mbani ju dhe gruaja juaj 100 milion leke z.Rama nese nuk I keni ne banke. Argita e Jamarber Malltezi".
Redaksia online
(eç/shqiptaja.com)
/Shqiptarja.com