TIRANE - Argita Malltezi, vajza e Kryeministrit të vendit Sali Berisha, së bashku me bashkëshortin e saj Jamarbër Malltezi kanë reaguar mes një deklarate për mediat, lidhur me akuzat e radhës të Partisë Socialiste mbi të ardhurat e tyre.
Vajza e Berishës ka akuzuar kryesocialistin Rama se po drejton sulmet politike të opozitës mbi të dhe familjarët e saj.
Duke iu referuar deklaratave të deputetit socialist Taulant Balla, i cili në vazhdimësi ka hedhur akuza mbi pasuritë e Argitës, bashkëshortit të saj por edhe djalit të Kryeministrit Berisha, Shkëlzenit, Malltezit shkruajnë se janë të gjitha gënjeshtra pasi të ardhurat e tyre janë fituar në mënyrë të ligjshme.
“Sot Z.Rama vijoi sulmet politike me spekulimet e radhës për të ardhurat tona të fituara në mënyrë të ligjshme dhe të deklaruara pranë organeve shtetërore me transparencë të plotë.
Argita i është kundërpërgjigjur akuza me një tjetër akuzë të hedhur ndaj deputetëve socialistë, por edhe bashkëshortes së Edi Ramës, që sipas saj paguhen në të njëjtat universiteti ku ajo jep mësim, më shumë se Argita.
“Ky njeri i çveshur nga çdo normë dhe moral njerëzor shpif çdo ditë, manipulon, mbledh e shumëzon për të gënjyer përsëri, në lidhje me të ardhura të cilat janë fituar me aktivitet profesional, kërkimor-shkencor, botues dhe mësimdhënës në universitete private; në të njëjtat universitete ku shumë më të paguar se ne, janë disa nga deputetët socialiste, përfshirë dhe bashkëshorten e tij, Linda Basha”, bëhet e ditur në deklaratën për media të firmosur nga Argita dhe Jamarbër Malltezi.
Gjatë deklaratës Rama akuzohet, jo vetëm për shpifje ndaj të ardhurave të familjarëve të Kryeministrit, por edhe për deklarimet e pasurisë që ka bërë vetë kryesocialisti, të cilat sipas Argitës dhe Jamarbërit fshehin “paratë e udhëtimeve luksoze.”
“Ky mashtrues ordiner, për të cilin janë hedhur akuza direkte publike për korrupsion më shumë se për asnjë person tjetër në Shqipëri, ka deklaruar vetëm 3000 dollarë kursime për 13 vite në pushtet si Ministër Kulture dhe kryetar bashkie; është deklaruar si i pastrehë, ndërkohë që prej një jave ka nisur pushimet të dimrit, i strehuar në hotele luksoze nga ku dirigjon fushatën e shpifjeve të ulëta. Z.Rama tregoju shqiptarëve se me çfarë parash udhëton për pushime luksoze në hotele të cilat siç është bërë publike nga një e përditshme, janë më të shtrenjtat e Evropës dhe Gjirit Persik, ku një natë nuk është më pak se 2500 euro”, përfundon deklarata për shtyp.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shkëlzeni: Balla shërbyes i Ramës, përballemi në Gjykatë