Argjentina Ramosaj: Me Flori Mumajesin
ndaj të njëjtën dashuri

Argjentina Ramosaj: Me Flori Mumajesin<br />ndaj të njëjtën dashuri
I beson përsëri këngën e saj, Florian Mumajesit dhe për herë të parë këngëtarja nga Kosova, Argjentina Ramosaj, bëhet pjesë e edicionit të nëntë të Top Fest. Balada “ Si Shiu”, e cila është shoqëruar edhe me një klip të xhiruar në Tiranë, duket se është pritur mirë nga fansat e saj. Që kur lançoi këngën e pare me klip, “Shpirt i mbytur”, bukuroshja nga Kosova, do të bëhej një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar dhe atë kosovar. Por veç talentit dhe performances skenike, ajo është mbesa e Albërie Hadërgjonajt, ndërsa i ati i saj, Avdi Ramosaj, ka qenë gjithashtu një këngëtar i njohur në Kosovë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Ramosaj rrëfen emocionet për përjetoi në skenën e Top Fest dhe flet për bashkëpunimin e saj të katërt me kompozitorin Florian Mumajesi. “Nuk kam dyshuar dhe nuk do të dyshojë kurrë tek aftësitë e Florit. Unë dhe Flori kemi të njëjtën dashuri për artin”, shprehet Argjentina. Aktualisht ajo është duke punuar edhe për dy këngë të reja në anglisht.

Argjentina, është hera e parë që merrni pjesë në Top Fest, si u ndjetë?

Jam ndjerë shumë mirë dhe e vlerësuar.

Ky është bashkëpunimi juaj I katërt me Flori Mumajesin, pse i besuat përsëri atij këtë këngë?

Nuk kam dyshuar dhe nuk do të dyshojë kurrë tek aftësitë e Florit. Ai është producenti më i talentuar në Ballkan. E kuptojmë njëri-tjetrin shumë mire kur realizojmë projekte muzikore bashkë. Ne kemi të njëjtën dashuri për artin.

Mendoni se do të triumfoni në këtë kompeticon, të muzikës moderne shqiptare?

Nuk e di, për mua është “triumf” që kënga ime po pëlqehet dhe po dëgjohet shumë.

Mendoni që do të keni të njëjtin sukses, si me këngën ‘Ëngjëjt qajnë”?

Besoj që po, edhe më shumë madje (qesh).

Si është pritur kënga deri tani?

Shumë mirë. Në Kosovë kënga është e para, në shumë top lista radiofionike dhe në televizione gjithashtu.

Ku ëshë xhiruar klipi i këngës “Si shiu?

E gjitha kënga është xhiruar në Tiranë.

Si ndiheni kur perfomoni në skenat shqiptare?

Kam shumë vetëbesim. Ndihem shumë e sigurt dhe shumë e lumtur.

Sa shpesh vini në Shqipëri?

Të paktën një herë në muaj.

Po në Kosovë si ecën karriera juaj muzikore?

Shumë, shumë mirë. Këngët dhe klipet po transmetohen vazhdimisht në Kosovë, jam shumë e lumtur dhe i falenderoj të gjithë për suportin.

Pas Top Festit, cilat janë projektet tuaja të afërta?

Kam shumë plane edhe jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, por do të preferoja ti lija surprizë. (qesh)

Keni në plan të lançoni, një tjetër këngë në anglisht?

Patjetër, në fakt jam duke punuar me 2 këngë të reja.

Kur pritet të publikohet bashkëpunimi me kushërirat tuaja, Angjelina dhe Beatrix Ramosaj?

Nuk është në planet tona të afërta.

Nga të gjitha këngët që keni realizuar deri tani, cilën keni me të preferuar dhe pse ?

Kënga e parë “ Shpirt i mbytur”, sepse gjithmonë më sjell emocione sa herë e dëgjoj dhe i mendoj ato momente kur e realizonim këngën dhe klipin.

Argjentinë, ju merreni edhe me dizanj, çfarë ka të përbashkët dizanji dhe muzika?

Të dyja e krijojnë të bukurën (qesh). Arti është e vetmja gjë që mua më kompleton.

Në të ardhmen do t’iu shohim edhe si stiliste ?

Patjetër që po.

Do preferonit ti stilonit vet veshjet tuaja?

Do ishte mirë, sepse ti e di stilin tënd mëse miri. Por mendoj se të duhen edhe mendimet e të tjerëve.

Meqë jemi te veshjet, sa shpenzoni për to dhe cila është firma juaj e preferuar?

Çdo muaj dal dhe bëj shopping, prandaj dhe shpenzoj jashtëzakonisht shumë. Firma e preferuar është Purdey.

Blerja më e “çmendur” që keni bërë?

Ka shumë! Nuk e kujtoj ndonjë gjë specifikisht.

Sa i përdorni aksesorët në veshjet tuaja?

Aksesoret e kompletojnë veshjen ndaj dhe i përdor gjithmonë.

Parfumi juaj i preferuar?

Kam shumë, por tani përdor Viva la juicy “Juicy Couture”. Më pëlqen shumë!

Përveç muzikës dhe dizanjit, keni ndonjë hobi tjetër ?

Fotografinë dhe filmin (qesh).

Marrëdhenia juaj me fansat?

Marrëdhënien me fansat e kam shumë të mirë. Jam shumë e hapur me adhuruesit e muzikës time dhe kam dëshirë t`i takoj të gjithë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato