ARGJENTINE - Ish-ministrja e Financave e Argjentinës Felisa Miceli është dënuar me katër vjet burg për korrupsion. Gjykata e ka akuzuar për pengim të drejtësisë dhe përfitime të paligjshme financiare. Ndërkohë Zonja Miceli ka deklaruar se do të provoj pafajësinë e saj.

Ish-ministrja e Financave e Argjentinës Felisa Miceli dha dorëheqjen në vitin 2007, pasi në zyrën e saj u gjet një cantë me një sasi lekësh të valutave të ndryshme, rreth 52 mijë dollarë.

Ish-ministrja ka thënë se shuma e parave ishte një hua nga vëllai i saj për të blerë një shtëpi.

Ndërsa për prokurorët këto para kanë ardhur nga një "burim i paligjshëm" në përiudhën që ajo ka qenë në detyrë si ministre e financës.

Miceli, e cila ishte gruaja e parë që u bë Ministre e Financave në Argjentinë, u shpall fajtore edhe mbi zhdukjen e disa provave materiale që ishin pjesë e hetimeve ndaj saj.

(eç/lç/shqiptarja.com)