Duket se fati i 44 anëtarëve të ekuipazhit të nëndetëses së humbur në Argjentinë është fundosur së bashku me mjetin lundrues.

Kërkimet për nëndetësen e zhdukur në ujërat e Atlantikur Jugor vijojnë ende por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shuar.

Familjarët e ekuipazhit janë telefonuar nga Autoritetet e Marinës Argjentinase për t’i njoftuar për vdekjen e tyre, në nëndetësen që u zhduk gjatë një shpërthimi, 6 ditë më parë.

Marina ka mohuar ta pranojë zyrtarisht vdekjen e ekuipazhit, por ata kanë telefonuar çdo familje të anëtarëve që gjendeshin në nëndetëse.

Mendohet se nëndetësja argjentinase ka pësuar një shpërthim në thellësinë 600-3000 metra dhe kjo ka shkaktuar pasojat tragjike për stafin e saj.

[gallery]24838[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com