ARGJENTINË - Dymbëdhjetë të vdekur, 15 të zhdukur dhe 63 të plagosur është bilanci i rëndë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një një ndërtesë rezidenciale në qytetin Rosario të Argjentinës.

Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes në bodrumin e ndërtesës dhe u ndje disa kilometra larg qytetit. Nga hetimet paraprake thuhet se shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e problemeve në sistemin e gazit.

I gjithë krahu ballor i ndërtesës 10-katëshe u shemb nga incidenti dhe rreth 60 apartamente të tjera në dy blloqet e ngjitura pësuan dëme të konsiderueshme. Operacionet e kërkim shpëtimit vazhduan gjatë gjithë natës ku zjarrfikësit dhe vullnetarët po punojnë ende për të gjetur ndonjë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesës.

Fondacioni bamirës i futbollistit të njohur të Barcelonës, Lionel Messi, po jep ndihmesën e saj autoriteteve. Rosario, vendlindja e Messit, është qyteti i tretë më i madh i Argjentinës, pas Buenos Aires-it dhe Cordoba-s.

argjentine1

Redaksia Online
(l.ç./mag/shqiptarja.com)