BUONES AIRES - Në Argjentinë, një violinist ka sfiduar policinë për ti thënë jo ndërtimit të një centrali hidrokarburësh.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Neuquen, një qytet i vogël në shtetin latin që prej disa ditësh është përfshirë nga protesta të dhunshme mes policisë dhe manifestuesve, pasi qeveria provinciale ka vendosur të zhvillojë një projekt mbi ndërtimin e një centrali.
 
Dhuna u përshkallëzua deri në atë pikë sa një manifestues mbeti i vrarë.
 
Dhe pikërisht në ato momente shfaqet një aktivist duke i rënë violinës, teksa policia me shkopa gome, vigjilon në “zonën e kuqe”.
 
Gjatë manifestimeve, aktivistët janë shpërndarë me plumba gome dhe gaz lotësjellës.
 
Redaksia online
(lç/shqiptarja.com)