Arinda Gjoni: "Ju tregoj rrënjët 
e suksesit tim në muzikë"

Arinda Gjoni: "Ju tregoj rrënjët <br />e suksesit tim në muzikë"
Ëmbëlsia dhe zëri janë dy karakteristikat që mund ta identifikojnë lehtësisht! Bëhet fjalë për këngëtaren e re të ekraneve shqiptare Arinda Gjoni, e cila edhe pse tashmë posedon vetem dy klipe, ajo që në moshën 10 vjeçare ka spikatur nëpër evenimente të ndryshme muzikore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Arinda rrëfen rrugëtimin e saj në muzikë që në moshën 10 vjeçare, rrënjët e saj që i ka të trashëguara nga babai i saj, si dhe suksesin që arriti me dy prurjet më të fundit me klipe. “Është absurd të them se, të kënduarit “live” është një sfidë për mua! Që në moshën 10 vjeçare unë kam kënduar dhe kam mësuar tingujt e disa instrumentave muzikore në evenimente të ndryshme muzikore. Kjo për faktin se, familja ime dhe unë jemi rritur me instrumentat muzikor, pasi babi im është muzikant”, tregon Arinda. Bukuroshja që prej dy vitesh po eksploron botën e muzikës, ka mbaruar Akademinë e Arteve për Kanto, dhe tashmë ndodhet mes televizionit dhe muzkës. Momentalisht, ajo po punon për një tjetër klip, ku premton se do ta sjell për festat e fundvitit.

arinda gjoni

Klipi “Krejt t’mirën po dokan” tashmë është futur në mesin e këngëve të klikuara gjatë sezonit veror që lamë pas. Si ndjeheni duke ditur që ky është klipi juaj i dytë?

Është e vërtetë, klipi i lancuar këtë sezon veror që lamë pas ishte një triumf për karrierën time muzikore, duke kapërcyer kështu pritshmëritë e mija rrëth kësaj prurje. Kënga është pëlqyer shumë, sidomos në Kosovë dhe për shkak të termave të fjalëve që kam kënduar, por edhe muzikën.

Si lindi ideja për të bashkëpunuar me kompozitorin Elgit Doda?

Me Elgitin, përveçëse jemi kolegë, jemi edhe shokë në Universitetin e Arteve, ai për kompozicion ndërsa unë për kanto. Gjithmonë kam dashur të bashkëpunoj me Elgitin dhe si duket goditëm në këtë bashkëpunim.

Pse pikërisht “Krejt t’mirën po dokan”?

Duke parë stilin e këngës, sigurisht që duhej të përshtasnim dhe tekstin në dialektin e Kosovës, pasi nëse teksti do të ishte në gjuhë letrare
nuk do të merrte këtë ngjyrë. Titulli ta krijon që në fillim idenë e këngës dhe ritmeve që ajo përcjellë, ndryshe nga baladat që identifikohen shumë lehtë dhe pa dëgjuar këngën.

Në dy prurjet e fundit keni spikatur në gjini të ndryshme në muzikë, në baladë dhe këngë ritmike. Ku e gjen veten më mirë Arinda?

Në fakt, i këndoj të gjitha rrymat e muzikës dhe natyrat e saj. Kënga e parë ishte baladë, për arsye se baladat të nxjerrin në pah më mirë vlerat vokale, duke më prezantuar para një publiku të gjerë. Ndërsa, kënga e dytë është më stil, klasifikohet te këngët e botës së diskotekave.

Veç dy klipeve, të kënduarit “live” është pjesa juaj e pandarë. Si ndiheni duke jetuar mes Shqipërisë dhe vendeve Europiane, gjithëandej ku ka shqiptarë?

Është absurde të them se, të kënduarit “live” është një sfidë për mua! Që në moshën 10 vjeçare unë kam kënduar dhe kam mësuar tingujt e disa instrumentave muzikore në evenimente të ndryshme muzikore. Kjo për faktin se, familja ime dhe unë jemi rritur me instrumentat muzikor, pasi babi im është muzikant.

E shikoni si një sfidë ‘live’-n?

Absolutisht jo! E kam kaluar sfidën përball mikrofonit që në moshën 10-15 vjeçare, ndërsa tani është kënaqësi dhe emoción i veçantë. Gjithë jetën
(qesh), deri në këto momente kam kënduar ‘live’ dhe nuk mund ta imagjinoj veten time larg muzikës, ajo më ushqen shpirtin dhe
mendjen.

Theksuat se, pasionin për muzikën e keni të trashëguar nga familja. Këtu qëndron suksesi i të kënduarit tek ju?

Unë jam rritur mes instrumentave tëmuzikës, për të mos thënë se një dhomë në shtëpinë time është plot përplot me instrumenta si; piano, kitarë, etj. Babai im është muzikant i vjetër me përvojë profesionale (profesor muzike), dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Jam me shumë fat sepse kudo që këndoj jam e shoqëruar në instrument nga babi im, një sukses ky që na gëzon shpirtërisht.

Mendoni se jeni pjekur profesionalisht?

E veçanta e zërit tim është se unë i këndoj të gjitha rrymat muzikore. Mendoj që tani jam më e pjekur se kurrë profesionalisht, pasi jam në vitin e fundit për Kanto në Universitetin e Arteve.

Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?

Kam disa projekete të cilat akoma nuk mund ti zbuloj, por premtoj se në fund të dhjetorit do të përgatitem për një tjetër klip befasues për të gjithë ata që duan zërin dhe muzikën time.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal