Partia Demokratike nuk u ndahet gafave me mbledhjen e numrave. Kësaj rradhe gafa e radhës nuk është bërë si përherë nga Lulzim Basha, por nga numri 2 i partisë Gazment Bardhi

Përveç Bashës, mungesë të njohurive të matematikës duket se ka edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së. 

Teksa po bënte numërimin e lekëve për një projekt në një emision televiziv, Bardhi tha se 12 plus 35 bëjnë 37, ndërkohë që mbledhja e saktë e tyre do të ishte  47.