Një ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës në Korçë ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Ariu është parë nga banorë të zonës, të cilët e kanë dërguar videon pranë ADZM  duke bërë të mundur lirimin e kafshës.

Pas disa orësh administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrrës. Në këtë rast mori pjesë edhe një organizatë mjedisore greke dhe ariut i është dhënë ndihma mjekësore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Prej orësh i bllokuar në kurthin e ngritur nga gjahtarë të paligjshëm, lirohet arriu i murrmë në pyllin e Mokrrës

 

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrrës.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) kishte ngecur në kurth prej disa orësh. Për rastin ka bashkëpunuar edhe një organizatë medisore greke dhe më pas ariut i është vendosur një GPS për të monitoruar lëvizjet e tij në ditët në vijim.