Emisionin “Zonë e Lirë” mund të mos transmetohet më në ekranin e TV Klan në sezonin e ardhshëm. Burime bëjnë me dije se gazetari dhe moderatori Arjan Çani po kërkon një “strehë” të re për emisionin e tij, që rezulton nga më të ndjekurit të ditës së premte, tashmë prej vitesh.
Arsyeja e kësaj lëvizjeje të Çanit dhe ekipit të tij mësohet se është një sherr i kohëve të fundit mes tij dhe pronarit të televizionit Klan, Aleksandër Frangaj.
Akoma nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të iki apo jo përfundimisht emisionin “Zonë e lirë”, por tashmë burimet konfirmojnë se Çani është duke e negociuar dhe marrë oferta nga të tjerë televizione. Kjo nuk është hera e parë që ky emision lëviz. Më herët ai është transmetuar në TV Arbëria më pas në Vizion Plus.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com