Arjan Jaupllari: Çmimi i
barnave është rritur me 14%

Arjan Jaupllari: Çmimi i<br />barnave është rritur me 14%
Duke filluar që nga sh kurti i vitit 2011, kur hyri në fuqi edhe taksa prej 10 për qind e barnave, pacientët shqiptarë paguajnë rreth 25 milionë lekë më shumë. Arjan Jaupllarri, kreu i "Urdhrit të Farmacistëve" nëvendin tonë, shpjegon për "Shqiptarja.com" se çmimet e barnave janë rritur me plot 14 për qind, krahasuar me një vit më parë. Sipas tij deklaratat e pak ditëve më parë të ministrit të Financave, Ridvan Bode, se çmimi i barnave është rritur vetëm me 2.9 për qind, nuk është e vërtetë.

Jaupllari tregon se çmimet e barnave në vendin tonë kanë pësuar shumë ndryshime në vitet e fundit, dhe kjo lidhet me një proces të gjatë që fillon që me deklarimin e tyre në ministrinë e Shëndetësisë e deri te çmimi që paguan pacienti në farmaci.

"Në çmimin e barit përfshihen dhe marzhet e tregtimit të barnave. Ajo që është e çuditshme për barnat është tendenca gjithnjë e në rritje e tyre edhe pse marzhet e tregtimit janë ulur disa herë, - na shpjegon Jaupllari. - Një ndikim të madh ka pasur aplikimi i TVSH-së së barnave me 10% që ka çuar në një rritje prej 14% të çmimit të barit", - na thotë më tej ai. (Vazhdon në Shqiptarja.com, në treg sot)

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua

Miratohet propozimi/ Jo vetëm në listën e fiksuar, respektim i kuotës gjinore edhe në garën e hapur! Rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues të jetë grua