Ka mjaftuar një temë për tatuazhet e cila do të ndizte më pas një debat mes banorëve të shtëpisë së Big Brother. Arjola ka thënë se i paragjykon njerëzit që kanë tatuazhe dhe sipas saj femrat me tatuazh në trup janë shumë vulgare. Ajo është kundërshtuar shumë ashpër nga Klaudja dhe Liami të cilët nuk kanë qënë dakort më idetë e saj. në të njëjtën linjë ka qënë edhe Graciano i cili i tha Arjolës që unë për shembull kam një tatuazh afër organit gjenital, çfarë do thuash ti? Do më paragjykosh.(xh\shqiptarja.com)