Arka bosh/PD braktiset nga të
gjithë pas humbjes së pushtetit

Arka bosh/PD braktiset nga të<br />gjithë pas humbjes së pushtetit<br>
Si mos të mjaftonte humbja e të paktën 7 betejave elektorale radhazi, Partia Demokratike po kalon edhe një krizë financiare, ndoshta më të rëndën që nga themelimi i saj. Edhe pse në të njëjtën kohë, në fshehtësi dhe në kundërshtim me ligjet shqiptare, shpenzon qindra mijëra dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bilancet zyrtare flasin gjithsesi për një krizë financiare të partisë më të madhe në opozitë. 

Duke iu referuar raporteve financiare vjetore, Shqiptarja.com konstaton se rrudhja e të ardhurave të Partisë Demokratike lidhet kryesisht me humbjen e pushtetit. Partia Demokratike, me humbjen e pushtetit, është braktisur menjëherë financiarisht nga anëtarësia, deputetët dhe biznesmenët.

Konkretisht, duke iu referuar raporteve financiare vjetore, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013, Partia Demokratike nuk deklaron më të ardhura nga kuotat e anëtarësisë dhe kuotat e deputetëve, ndërsa braktiset edhe nga donatorët. Në vitin 2011, që përkon edhe me zgjedhjet lokale, Partia Demokratike deklaron 1.450.540 lekë kuota nga anëtarësia, 50.551.590 lekë donacione dhe 1,490,000 lekë sponsorizime. Në vitin 2012, PD deklaron 2,900,000 lekë kuotat e deputetëve.

Në vitin 2013, që përkon me zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, Partia Demokratike, në raportin financiar, deklaron 1.500.000 lekë kuotat e anëtarësisë, 4,275,000 lekë dhe 2.775.000 lekë kuotat e deputeteve. Në vitin 2014, PD deklaron zero lekë nga anëtarësia, zero lekë nga donacionet dhe 415 000 lekë kuotat e deputetëve. Në vitin 2015, vit që përkon me zgjedhjet lokale, PD deklaron gjithashtu zero lekë nga anëtarësia, zero lekë nga donacionet dhe 415 000 lekë kuotat e deputetëve.

Në vitin 2016, Partia Demokratike deklaron zero lekë nga deputetë, nga anëtarësia si dhe nga donacionet. Gjithashtu, gjatë vitit 2017, ku përfshihet edhe fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, Partia Demokratike deklaron zero lekë nga kuotat e anëtarësisë, zero lekë nga kuotat e deputetëve dhe zero lekë nga donacionet dhe sponsorizimet. Për vitin 2017, PD deklaron 88,045,551 lekë të ardhura nga fondet publike. Kjo shumë përbën edhe totalin e të ardhurave të Partisë Demokratike.

tabelat e pd

Të ardhurat e fshehta
Të ardhurat e deklaruara janë vetëm një pjesë e të ardhurave të partive kryesore politike. Të ardhurat e fshehta apo të paligjshme janë disa herë më të mëdha se sa totali i të ardhurave të ligjshme. Vetëm gjatë vitit 2017, janë zbuluar disa kontratat të Partisë Demokratike me kompania amerikane për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontratat kanë një vlerë prej 675 mijë dollarë. Vlera nuk është deklaruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas ligjeve në fuqi për shkak të mungesës së justifikimit me dokumentacion ligjor të burimit të parave. Për këtë çështje, Prokuroria ka nisur hetimet, por ende nuk ka ngritur një akuzë mbi persona konkretë.

tabelat e pd

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike