TIRANE- Arka e Shtetit është e boshatisur dhe ekonomia vijon të jetë në kolaps, por përpos kësaj kryeministri i vendit, Sali Berisha, i kërkoi qeverisë të ekzekutojë vendimin për rritjen e pagës minimale për të gjithë punonjësit e administratës, vendim ky miratuar në dhjetor të vitit kaluar.
 
Ky vendim i kryeministrit bie ndesh me kërkesën e ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili më herët kishte kërkuar që ky vendim të propozohej nga qeveria e re që kryesohet nga Partia socialiste, ndërkohë kreu i qeverisë informoi se javën që vjen do të miratohet edhe premtimi i dhënë për rritjen e pensioneve.
 
Shefi i kabinetit gjithashtu njoftoi sot vendimin më të fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombasit që jetojnë në zonën Shengen.
 
Vota e emigranteve u rikthye edhe një herë objekt diskutimi ne mbledhjen e qeverisë dhe sipas kryeministrit Berisha ajo është një e drejtë që nuk duhet tu mohohet atyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)