Arkitektët: Të riorganizohet
konkursi i 100 vjetorit të pavarësisë
Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve ka shprehur sot shqetësimin për cilësinë jo të mitë të shumë prej punimeve të paraqitura në konkursin për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe kanë kërkuar një riorganizim më të serioz të tij.
TIRANE – Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve ka shprehur sot shqetësimin për cilësinë jo të mitë të shumë prej punimeve të paraqitura në konkursin për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe kanë kërkuar një riorganizim më të serioz të tij. Në një deklaratë ku mes të tjerash përshëndetet nisma e autoriteteve, arkitektët shqiptarë shpjegojnë se kjo cilësi e dobët “është rezultat sa i mangësive në formimin teknik, kritik e estetik të disa prej pjesëmarrësve por edhe i paqartësive në mënyrën e organizimit të konkursit. Fakti që në konkurs nuk është përcaktuar hapësira e kushtuar monumentit, duke mos qartësuar kontekstin urban ku do të ndrërhyet, ka ndikuar në mënyrë të pa mohushme cilësinë e punëve të paraqitura”.
Sipas Unionit të Arkitektëve, “vendimmarrja për këto çështje kërkon një punë serioze organizative dhe terma të qarta reference ku duhet të kontribuonin ekspertë dhe institucione të specializuara të historisë, urbanistikës, arkitekturës, artit, dizajnit dhe sidomos skulpturës e pejzazhit”. Për këtë Unioni inkurajon autoritetet “të mos nxitohen në përzgjedhjen e fituesit dhe t’a riorganizojnë këtë konkurs në bashkëpunim me partnerë të specializuar. Gjithashtu nxisim organizatorët të parandalojnë, përmes termave të referencës sa më të qarta reminishenca të artit totalitar apo nacionalizmat turbo-folklorike. Le të shmangim gabimet historike që kanë kryer edhe disa nga fqinjët tanë të cilët, në kërkim të një identiteti të ri, i kanë kthyer sytë nga monumentalizmi pseudo-historik”, thuhet në deklaratë.
“Le të garantojmë një proces transparent – përfundon reagimi publik - që siguron një produkt kulturor me cilësi dhe dinjitet për këtë moment historik mbarëkombëtar i cili mbart vlera më të larta se simbolikat sipërfaqësore”.
(Në foto një nga projektet në garë, paraqitur nga Sali Shijaku.)(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari
27 Dhjetor, 20:26
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor, 20:13
-
Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!
27 Dhjetor, 20:03
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor, 19:50
-
Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nënujor që lidh Francën me Anglinë
27 Dhjetor, 19:48
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor, 19:39
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor, 19:10
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor, 18:41
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40