Arkiva e AMA-s në dispozicion të
gazetarëve, firmoset marrëveshja

Arkiva e AMA-s në dispozicion të<br />gazetarëve, firmoset marrëveshja
Gazetarët do të mund të përdorin arkivën e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Marrëveshja e nënshkruar mes kreut të AMA-s Gentian Sala dhe themeluesit të Këshillit të Mediave, Koloreto Cukalli ka për qëllim përmirësimin e etikës në median e shkruar por dhe audivizive.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes kreu i AMA-s Gentian Sala u shpreh për "Shqiptarja.com" se, arkiva e AMA-s vihet në dispozicion të gazetarëve.

“Qëllimi i marrëveshjes është së pari një vendosje, një urë bashkëpunimi. AMA si institucion shtetëror ka një arkiv goxha të pasur e cila vihet në dispozicion të këshillit të medies për të krijuar materiale për të krijuar raporte sa më të sakta dhe të drejta, më qëllim final etikën, rregullimin e medies”, tha Sala.
 

Ndërsa, Koloreto Cukalli u shpreh se komuniteti i gazetarëve nuk do të mbrohet vetëm nga shteti.

Këshilli i Medies është një organizëm që ka për synim të vetërregullojë komunitetin e gazetarisë, si me thënë puna e gazetarëve të vetërregullohet, mos kemi nevojë që shteti të ndërhyjë me ligje me rregulla, me dënime, me ndëshkime por vetë gazetarët ë mblidhen në një trup dhe Këshilli i Medies këtë presupozon, këtë lloj trupi të gjithë gazetarëve, një trup i cili e rregullon vetë këtë punë pa qenë nevoja që të presim shtetin të tregojë ku është linja, si duhet zbatuar etika, kodi etikës etj”, u shpreh Cukalli.

Kreu i AMA-s Gentian Sula theksoi se tashmë ky institcuion ka dalë nga faza e tranzicionit dhe brenda vitit do të licensohen operatorët numerikë.

“Ne po mundohemi që këtë vit të parë të dalim nga kjo periudhë e gjatë transitore dhe të fokusohemi tek ajo çfarë AMA vërtet duhet të jetë, çështjet programore, respektimi i të drejtës i programeve për mediat audiovizive. Besoj që brenda këtij viti ne do kemi të liçensuara operatorët e transmetimeve numerike”, tha Sala.

Për Autoritetin e Mediave Audivizive kjo është hera e parë që vendos në dispozicion të gazetarëve arkivën e tij.


ama
ama
(Themeluesi i Këshillit të Medias, Koloreto Cukalli (majtas) duke firmosur marrëveshjen me Kreun e AMA Gentian Sula (djathtas)

ama


Kjo marrëveshje është në funksion të njohjes së veprimtarisë së AMA-s dhe për qëllime studimore, shkëmbimin e informacionit dhe të publikimeve mes palëve si dhe bashkëpunimin, për çështje të etikës, vlerësimit dhe analizës së përmbajtjeve të transmetuara etj. 

Ky fokus në strategjinë e AMA-s, përballë OSHMA-ve, gazetarëve, përfaqësuesve të medias, ka si qëllimin formimin e një medie të pavarur dhe cilësore, ku AMA ushtron aktivitetin e saj, jo vetëm si institucion rregullues por edhe si promovuese e vlerave. Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës themeluesit e Këshillit të Medias, përfaqësues nga Autoriteti i Mediave Audiovizive si dhe gazetarë të mirënjohur të cilët kanë interes në fushën e mediave dhe gazetarisë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)