Armëpushim në Siri? Mijëra persona
largohen nga Ghouta nga bombardimet e Assad

Armëpushim në Siri? Mijëra persona<br />largohen nga Ghouta nga bombardimet e Assad<br>
Mijëra persona kanë braktisur banesat e tyre në Ghouta Lindore, si pasojë e bombardimeve nga forcat qeveritare. Ushtria siriane është duke luftuar në disa fronte në në zonën e vetme pranë Damaskut e cila është ende nën kontrollin e forcave rebele dhe ka arritur të marri kontrollin në 10% të Ghoutas Lindore.

Nga ana tjetër nuk është lejuar shpërndarja e ndihmave humanitare nga forcat qeveritare, ku një karvan prej 40 kamionësh i Organizatës së Kombeve të bashkuara nuk është lejuar të hyjë në zonën ku po kryhen bombardime.

“Në vend që luftimet të reduktoheshin jemi duke parë më shumë dhunë, më shumë vdekje dhe ajo që është më shumë shqetësuese është se po bombardohen spitalet. Ky ndëshkim kolektiv është i papranueshëm”, është shprehur një zyrtar i Kombeve të Bashkuara në Siri.

Si pasojë e bombardimeve të cilat kanë nisur që prej 18 shkurtit, mbi 600 persona kanë humbur jetën, ku shumë prej tyre janë fëmijë. Ndërkohë raportohet se më shumë se 393 mijë civil janë të bllokuar në zonën e konfliktit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit