Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur shpërndarjen e ndihmave për njerëzit që jetojnë në zonat e rrethuara të Sirisë, duke shfrytëzuar armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Kombet e Bashkuara shpresojnë t’u vijnë në ndihmë rreth 1.7 milion personave brenda muajit mars. Armëpushimi që hyri në fuqi ditën e shtunë duket se po mban, pavarësisht akuzave për shkelje të bëra nga të dyja palët. Megjithatë, një ndër grupet kryesore të opozitës siriane ka deklaruar se situata është shumë më e mirë se më parë.