PARIS- Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius thotë se çdo tentativë për përdorimin e armëve kimike apo biologjike nga Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad do të ndeshej me një përgjigje masive dhe të fuqishme.
Gjatë një interviste për një televizion francez ai tha se "armët kimike janë një rrezik vërtet i madh. Bashar e ka pranuar se ai ka armë kimike dhe biologjike. Unë e kam thënë, ashtu sikurse e ka deklaruar edhe Presidenti i Republikës se përdorimi i këtyre armëve do të ndeshej me përgjigjen e fuqishme". Kryediplomati francez u shpreh gjithashtu se ekzistojnë marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar sa i takon kësaj çështjeje, me Rusinë dhe Kinën që janë gjithashtu shumë strikte rreth përdorimit të armëve kimike.
Sakaq, televizioni shtetëror sirian tha se gjashtë persona u plagosën nga dy shpërthime të ndodhura në Damask e që kishin në shënjestër lidershipin ushtarak. Sulmi ndodhi në afërsi të ndërtesës së forcave të sigurisë në distriktin Abu Rummana.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com