Armët, Shqipëria në
“monitorim” nga Azerbajxhani

Armët, Shqipëria në <br />“monitorim” nga Azerbajxhani
Mediet e Azerbajxhanit janë shumë të ndjeshme ndaj furnizimit me armë të shtetit të Armenisë. E ndjeshme është dhe Turqia në lidhje me këtë çështje e cila është në mbështetje të Azerbajxhanit.

Së fundmi marrëdhëniet e Shqipërisë me Azerbajxhanin janë intensifikuar shumë dhe kryeministri shqiptar ka vizituar disa muaj më parë këtë shtet, ndërsa me Azerbajxhanin janë të lidhura dhe disa nga privatizimet më të rëndësishme të viteve të fundit. Një nga këto privatizime është ARMO. Në vitin 2007 marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit kaluan në krizë për shkak se shteti turk sekuestroi një anije shqiptare me 60 konteinerë të mbushur me armë dhe që i drejtohej Armenisë. Asokohe Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit i dërgoi një notë proteste Shqipërisë për trafik të paligjshëm armësh.

Sipas një rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, asnjë shtet nuk duhet t’i shesë armë një shteti tjetër, nëse ai është në luftë. Azerbajxhani ka mbështetjen e afërt të Turqisë, pasi në këtë vend jeton një popullsi e madhe me origjinë turke. Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Armenisë mohoi që të ketë kërkuar blerje armësh në Shqipëri, ndryshe nga ç’kishte deklaruar ministria e Mbrojtjes shqiptare se ngarkesa me 60 konteinerë ishte destinuar për në Armeni.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit