Arma 'bazooka' që mund të
rrëzojë një dron në fluturim/VD

Arma 'bazooka' që mund të<br />rrëzojë një dron në fluturim/VD
'Drone Gun' që e shohim në këto pamje dhe që ngjason me një armë të filmit 'Terminator' mund të ndalojë një dron në fluturim. I quajtur ndryshe 'bazooka' dhe i prodhuar në Australi ai është në gjendje të prishë frekuencat përmes të cilave kontrollohet një dron, madje edhe në një distancë prej 2 kilometrash.

Kjo armë e prezantuar pak ditë më parë ‘lufton’ me dronin duke ndërprerë sinjalin mes pilotit dhe mjetit fluturues.

Dhe rezultati është i qartë, droni bie në tokë.

Arma sulmuese e quajtur 'Bazooka' peshon rreth 6 kg dhe mund të rrëzojë jo vetëm dronë, por edhe pajisje të tjera fluturuese.

Bateria e saj është në gjendje të punojë rreth 2 orë, peshon 1 kg dhe duhet të mbahet në shpinë gjatë përdorimit.

Sipas shoqërisë prodhuese kjo armë e cila lufton dronin mund të përdoret në shumë sektorë sidomos në atë të sigurisë, duke nisur nga institucione qeveritare deri në aeroporte apo edhe në mbrojtjet e personazheve vip.

Ende kompania nuk ka bërë me dije se cili do të jetë çmimi i bazooka por zërat flasin se mund të kushtojë mijëra dollarë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës