Arma pa leje, Balla: Prokuroria
të arrestojë urgjent Strazimirin 

Arma pa leje, Balla: Prokuroria<br />të arrestojë urgjent Strazimirin 
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar sot që Prokuroria të procedojë penalisht deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri për armëmbajtje pa leje.

Strazimirit duhet t’i hiqet mburoja politike dhe të përjashtohet. Prokurori i Përgjithshëm duhet të nisë menjëherë procedimin penal për Gent Strazimirin” ka thënë ai.

Balla ka shtuar se, Partia Demokratike duhet të tregojë fakte që e ka seriozisht ligjin e dekriminalizimit, në një kohë kur PS sapo ka konstatuar shkelje në radhët e saj ka hequr imunitetin e ligjvënësve.

Partia Demokratike duhet të tregojë që e ka seriozisht dekriminalizimin. Kur janë kapur nga PS me shkelje, ne u kemi hequr imunitetin, ndërkohë që PD është pa standard” ka shtuar ai.

Balla ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, ku ka thënë se nëse Partia Demokratike e lidh atë me këndin e lojërave për fëmijë, tek liqeni, këtë do e gjykojë populli

Nëse PD lidh Reformën në Drejtësi me parkun, do e gjykojë populli” ka thënë ai.

Sipas Ballës, qëndrimi i PD-së në këto 24 orë është një turp për ta, duke u munduar që të fshehë faktin se, Gent Strazimiri në protestën e organizuar tek parku i fëmijëve, ku pati edhe përleshje fizike, kishte një armë zjarri pistoletë me vete në brez.
 
Balla ka shtuar se parku i lojërave për fëmijët duhet të ndërtohet, pasi vetëm kështu mijëra fëmijëtë Tiranës do të kenë mundësi që të argëtohën falas në parkun e liqenit artificial dhe jo në ambiente private në të cilat duhet të paguajnë para.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb