Në një postim në rrjetin social “Facebook” Strazimiri ironizon Tahirin dhe shprehet i çuditur për dorëzimin e armës. "Një tjetër "Griseld" i Partisë paska njoftuar masat punonjëse për suksesin e radhës: Gent Strazimiri paskësh dorëzuar armën me leje...duke mos qenë më "në paligjshmëri"...Gent Strazimiri as ka qenë dhe as do jetë kurrë në paligjshmëri, sepse që në gen është e kundërta e "Mekes"...Ende në këtë moment, Griseldi i radhës nuk ka sjellë njoftim tek Gent Strazimiri për dorëzim arme. E ka çuar kudo, madje në çdo "mjero tv", "mjero gazetë" online dhe offline por tek Gent Strazimiri ende jo," shkruan Strazimiri në Facebook.
Ja postimi tij në Facebook
Një tjetër "Griseld" i Partisë paska njoftuar masat punonjëse për suksesin e radhës: Gent Strazimiri paskësh dorëzuar armën me leje...duke mos qenë më "në paligjshmëri"...
Gent Strazimiri as ka qenë dhe as do jetë kurrë në paligjshmëri, sepse që në gen është e kundërta e "Mekes"...
Ende në këtë moment, Griseldi i radhës nuk ka sjellë njoftim tek Gent Strazimiri për dorëzim arme.
E ka çuar kudo, madje në çdo "mjero tv", "mjero gazetë" online dhe offline por tek Gent Strazimiri ende jo.
Kjo është e vetmja PALIGJSHMËRI, ashtu sikurse është paligjshmëri, MEGASKANDAL, fakti që Ministri i Brendshëm vendos në shërbim të trafikantëve të drogës makinën e tij, kapet në flagrancë dhe përpiqet të justifikohet me "shitjen" e saj, duke pranuar që ka falsifikuar transaksionet në deklaratën e pasurisë...dhe për këto heshtin edhe Prokuroria edhe ILDKPKI...
Që Ministri i Brendshëm ka fshehur mandatin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e tij vrasës, ka prishur provat për deputetin tjetër vrasës, duke detyruar edhe policët të luajnë "siçilianin" para gjykatës...
Që Ministri i Brendshëm pret në zyrë vrasësin e penduar e të paguar për të eleminuar deputetë, dhe arreston deputetin bashkë me vrasësin e penduar por jo paguesit...
Që Ministri i Brendshëm, është në atë detyrë me kontributin dhe votën e jo më pak se 19 deputetëve me rekorde kriminale, për trafiqe prostitutash, droge, vjedhje vilash e deri në vrasje...
Që çeta e "mekeve" dhe "nafijeve" që dot sundojnë Shqipërinë sërish, as nuk skuqet e as nuk zverdhet të ulet në krah të llumit të vendit!
Që komandanti i çetës së "mekeve" dhe "nafijeve", sapo përcjell John Kerryn, niset menjëherë t'u bëjë qokën secilit prej kriminelëve që ambasadori i John Kerryt i ka përmendur me emra si "poshtërim për shqiptarët"...
Kjo është paligjshmëria, dhe përballë kësaj, Gent Strazimirin do ta kenë përballë sa të ketë frymë! Do ta kenë përballë këta dhe të gjithë mjerot, "çufot" dhe "bubat kaçurrel" që montojnë skenare, japin pretenca madje dhe vendime përfundimtare "në emër të popullit"...
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)