Armand Duka: Jo më tolerime
ndaj gabimeve në arbitrim

Armand Duka: Jo më tolerime<br />ndaj gabimeve në arbitrim
Federata Shqiptare e Futbollit vijon fushatën promovuese për Akademinë e Arbitritmit. Ndalesa e radhës e këtij turi ishte Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka konfirmoi edhe njëherë se nuk do të tolerohen më gabimet e arbitrave.

“Arbitrat janë dhe do të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, sepse janë ata që gjykojnë rastet në fushën e lojës.

E keqja është se, nga gabimet njerëzore, shpesh është kaluar tek ato me dashje. Nuk do të lejojmë që kjo lojë të prishet”, tha Armand Duka, presidenti i FSHF-së. Kreu i qeverisë së futbollit në vend foli edhe për kërkesën e bërë nga klubi i Partizanit, që ndeshjen me Kukësin ta gjykojë një arbitër i huaj.

“Nuk është mirë që të bëhet kërkesë për arbitrimin. Ndonjëherë janë caktuar arbitra të huaj dhe kjo është bërë për të shuar polemikat. Gjithsesi, nuk e di nëse sfida Kukësi-Partizani do të gjykohet nga një arbitër i huaj apo shqiptar. Shpresoj që deri në fund në kampionatin tonë të ketë ‘Fair Play’”, tha Armand Duka.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)