Armando Duka shpërdoron detyrën me Shoqatën e arbitrave! Dy vjet pa bërë zgjedhje për një votë të sigurtë nga kryetari saj

Armando Duka shpërdoron detyrën me Shoqatën e arbitrave! Dy vjet pa bërë zgjedhje për një votë të sigurtë nga kryetari saj

Armando Duka

E kam ndjekur me indiferentizem prag fushaten e zgjedhjeve per Presidentin dhe antaret e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, sepse cdo gare ne ate institucion eshte nje komedi qe shpesh anon si trgjikomomedi.

Arsya eshte e thjeshte. Atje mungon edhe koncepti me elementar i rregullave demokratike. Pjese e atij teatri, me shume sesa vete Duka dhe pjestaret kryesore te aparatit te tij, jane bere vete personat qe kane te drejten e votes. Duka tallet me ta, ata tallin veten e tyre.
Ajo qe me nxiti te shkruaj kete artikull, eshte nje informacion krejt i rastesyshem qe mora nga nje debat qe po zhvillonin me njeri tjetrin ne kompjuter dy shoke te mij. Atje mesova se Shoqata e Arbitrave akoma nuk ka zgjedhur drejtuesit e saj edhe pse kane kaluar dy vjet nga koha normale e percaktuar ne statut.

Ndoshta drejtuesve te kesaj shoqeta ju pelqen te qendrojne ne menyre te jashteligjeshme dhe te perfitojne favoret qe rrjedhin prej saj.

Por i pa justifikuar qendrimi i dy drejtuesve kryesore te ketij institucioni Armando Duka dhe Ilir Shulku?

Me c’te drejte ata per dy vjet firmosin bordero te jashte ligjeshme pagese?

Kjo eshte nje shkelje e paster dhe nje abuzim me detyren, qe natyrisht dikush duhet te pergjigjet ne vendin e duhur.

Per te gjithe eshte e qarte se kjo shkelje eshte plotesisht e paramenduar, jo morale, abuzive dhe plotesisht antidemokratike. Qellimi i vertete i saj eshte marrja e sigurte e votes se ksaj shoqate, qe gjithmone ka qene e garantuar.

Ka qene ky qellimi kryesor, qe edhe pse cilesia e arbitrave ka qene ne vazhdimesi e dobet, ndoshta per 20 apo me shume vjet e kane drejtuar te njejtit persona dhe cuditerisht per kryetar te kasj shoqate asnjehere nuk ka guxuar te kandidoje edhe nje person tjeter edhe pse te shumte jane ata qe me merite kane te drejte te kandidojne per ate pozicion.

Pyeta me shaka njerin prej ish arbitrave qe ka vite te tera qe vazhdimisht shikon endrra per ate pozicion.

Pse nuk kandidove ? -i thashe une.

-Po tallesh, me tha ai me njefare pikellimi. A mund te fitoj une kunder Dukes?!

Sidoqofte te gjithe duhet te kuptojne se kryetari aktual i Shoqates se Arbitrave qe per hyre te saj fiton edhe te drejten per te qene antare i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, pra qe ka nje vote ne zgjedhjen e presidentit dhe antareve te komitetit, nuk mund te votoje sepse mandati i tij ka mbaruar dy vjete me pare.

Ky eshte realiteti i hidhur ne ate federate ku te drejtat e nje shoqate shume te rendesishme, merren me arrogance neper kembe nga nje sulltan i koheve moderne qe quhet Armando Duka.

Keto veprime jane shkelje antiligjore dhe abuzim direkt me detyren e tij.

Une mendoj se koha deri ne daten 2 Mars, date qe do te zhvillohen zgjedhjet e pergjitheshme per Kryetarin e FSHF-se si dhe per antaret e Komitetit Ekzekutiv te saj, eshte plotesisht e mjaftueshme qe ato te zhvillohen normalisht duke i dhene fund abuzimeve te se kaluares.
Une shume qarte e kam thene edhe here te tjera se kandidatet per kryesine e ksaj shoqate duhet te dalin vetem nga rradhet e arbitrave ne aktivitet.

Asnje tjeter jashte listes se arbitrave aktiv nuk ka te drejte te kandidoje ne shoqaten e arbitrave, kur vet nuk eshte arbiter. Kete arbitrat duhet ta kerkojne me force dhe si kusht te vetem per te marre pjese ne ato zgjedhje. Ndryshe ajo shoqate eshte formale dhe pjestaret e saj shnderrohen ne lolo te zyrtareve te tyre asht si ne fakt kane qene deri me sot.

Zyrtaret qe paguhen nga FSHF-ja jane vetem per te mbrojtur interesat e tyre dhe absolutisht si deri me sote, jo te arbitrave.

Praktika ka treguar se ato permiresime qe u bene ne shperblimin teknik te tyre nuk erdhen si pasoj e kerkesave te bera nga kryesia e shoqates, por qe per hyre te se vertetes erdhen nga kemengulja e z. Koco Kokdhima ne cilesine e kryetarit te perkoheshem per krijimin e Liges Profesioniste, qe ashtu si cdo iniciative tjeter edhe pse ne aparence e perkrahur nga z. Duka, ka deshtuar sapo ka nisur.

Me sa une kam informacion Komiteti i Arbitrave te FSHF-se ka pushur se funksionuari dhe eshte vene ne sherbim te zyrtareve te saj.

Nese informacioni qe une kam rrezulton i sakte, atehere do pare me pergjegjesi ne se ka nje vendim te Komitetit Ekzekutiv per keto ndryshime rrenjesore te bera ne funksionimin e saj, apo eshte thjesht si mjaft here te tjere, nje urdher i kunderligjshem i sovranit?

Duke pas parasysh edhe mjaft shkelje te tjera te vrejtura deri tani, e mira e futbollit shqiptar e do qe keto zgjedhje se paku te behen diku nga fundi muajt maj apo fillimi i muajt qershor 2022.

*Arsen Hoxha, ish arbitër i FIFA-s

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)