Shtëpia e ankandit Pipa ka organizuar ankandin për shitjen e Armandos, pëllumbi garues 5 vjeçar, më i miri pëllumb belg i distancave të gjata më i miri i të gjitha kohërave, i njohur dhe me epitetin “Lewis Hamilton i pëllumbave të kohëve moderne”. Pëllumbat nuk janë të gjitha njësoj, sidomos kur bëhet fjalë për ata që rriten në Belgjike.
Sipas portalit "Pigeon Paradise", i specializuar në mbarështimin e pëllumbave, "Armando" është fryt i Joël Verschoot, një nga mbarështuesit më të respektuar të pëllumbave në Belgjikë. “Pigeon Paradise” është një qëndër që merret eskluzivisht me riprodhimin e pëllumbave.
Vitin e kaluar në këtë qëndër u shiten pëllumba garash me vlerë totale 23 milionë dollarë, blerë prej miliarderëve kinezë. Këtu kampionet e dikurshem të garave , tani në pension, rriten, edukohen dhe mbarështohen.
"Parajsa e Pëllumbave” u krijua qëkurse garat e pëllumbave ishin një hobi, kohë kur padronët i lëshonon në fluturim në stacionin e trenit për t’i pritur më pas me padurim në oborret e shtëpive apo dhe shitur për shuma të majme dollarësh. Me kohë hobi për pëllumbat garues u kthye në një industri multi-milionëshe dhe biznes global. /Përgatiti Ilir Çuçi