Armando Sadiku mund të luajë
në Champions, e kërkon Bazeli

Armando Sadiku mund të luajë<br />në Champions, e kërkon Bazeli
Armando Sadiku përfundon në listën e dëshirave të merkatos së Bazelit.

Drejtori Sportvi i klubit më të titulluar në Zvicër, Marco Streller ka nisur kontaktet me lojtarët që do të kërkojë të afrojë në merkaton e verës.

Prestigjiozja zviceriane “Blick” shkruan me siguri se edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, i cili luan për Luganon, tashmë është një element që po monitorihet nga Bazeli.

Sipas informacionit që jep “Blick”, kampionët e Zvicrës nuk do të pësojnë ndonjë revolucion, por e sigurt është se do të bazohen te lojtarë të rinj në moshë dhe Sadiku e plotëson këtë kusht.

“Blick” ka paraqitur përmes një liste, emrat e lojtarëve që janë kandidatë për të veshur fanellën e Bazelit sezonin e ardhshëm, ku gjendet edhe Armando Sadiku.

Në rast se do të ndodhte një transferim i tillë, Sadiku do të bashkohej me Taulant Xhakën te skuadra kampione e Zvicrës.

Sadiku është në kontratë me Zyrihun, klubi që ka në pronësi kartonin e tij dhe që e ka huazuar aktualisht sulmuesin te Lugano. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi