Armando Sadiku tregon arsyen
e mosgrumbullimit me Levantën

Armando Sadiku tregon arsyen<br />e mosgrumbullimit me Levantën<br>
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, nuk është grumbulluar edhe për ndeshjen e dytë me Levanten, atë në transfertë kundër Valencias, e humbur në shifrat 1-3. 

Pasi nuk u grumbullua në përballjen ndaj Real Madridit, Report Tv ka kontaktuar bomberin kuqezi dhe ai ka sqaruar situatën dhe arsyet e mosgrumbullimit në këto dy ndeshje mjaft të rëndësishme, duke hedhur poshtë aludimet e ndryshmet në lidhje me pozicionin e tij në fushë apo formën fizike. 

Sipas Sadikut, ai ka një dëmtim në gju prej më shumë se një jave. Mjekët i kanë thënë që të qëndrojë pushim për dy javë, sepse dëmtimi mund të përkeqësohej. 

Sulmuesi elbasanas ka dashur të japë kontributin e vet, qoftë edhe nga stoli, por kjo nuk ka qenë në dorë të tij, por në atë të mjekëve, të cilët në konsultim me stafin teknik, kanë vendosur të mos rrezikojnë edhe për këtë ndeshje.

Numri 10 i ekipit tonë kombëtar pret momentin e tij për të dhënë potencialin që zotëron. Ka edhe shumë ndeshje përpara dhe me siguri që do t’i jepet mundësia të tregojë vlerat. Ndoshta Sadiku mund të aktivizohet gjatë kësaj fundjave në ndeshjen kundër Sociedadit, që Levante sërish do ta luajë në transfertë.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD