Forcat e Armatosura kanë nisur një stërvitje masive, duke demonstruar kapacitetet e reja ushtarake si armatimin dhe mjetet e blinduara të blera kohët e fundit.

Në këtë stërvitje marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i trupave këmbësore, automjetet e lehta të blinduara të ardhura nga qeveria amerikane si dhe mortajat e reja të blera nga qeveria jonë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, ka kryer një inspektim të punës dhe të stërvitjes së deritanishme të grup-batalionit të këmbësorisë së lehtë.

Në fjalën e tij Kollçaku shprehu bindjen se puna, mundi dhe sakrifica e vajzave dhe djemve të grup-batalionit do të shpërblehen duke arritur objektivat e vendosura. 

Ora 20:16
FOTO/Armatim i ri dhe mjete të blinduara, ushtria shqiptare nis stërvitjen masive