TIRANE - Gjatë diskutimeve të enjten mbi projektligjin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare u përfshi në debate mbi armatimin personal të agjentëve.
Socialistët kërkuan të dinin nëse pjesë e këtij armatimi janë dhe snajperët, por drejtori juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, Rezart Tërshana, e cilësoi informacionin konfidencial.
“Armatimi personal është i përcaktuar dh detajohet në tabelat e organizimit dhe pajisjeve të cilat për shkak të ligjit janë të klasifikuara”, u shpreh Tërshana.
“Ky shërbim ka dëtyrë parandaluese apo ka detyrë goditëse, asgjësuese. Ky shërbim ka me mbledh informata, me infiltru me i analizu po jo me vra njerëz me armë”, tha deputeti socialist Paulin Stërkaj.
Socialisti Bizhga kërkoi që në bazë të ligjit në fuqi dhe atij në shqyrtim, shërbimi sekret i Ushtrisë të vijë të raportojë në Komisionin e Kuvendit.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com