Armatosen grekët, 1 milion
armë në duart e qytetarëve

Armatosen grekët, 1 milion <br />armë në duart e qytetarëve
ATHINE - Grekë janë në prag lufte, përndryshe nuk ka si të kuptohet fakti qe më shumë se një milion armë qarkullojnë sot në vend. Ky është shkrimi që ka tronditur sot opinionin evropian në të përditshmen greke “Prothotema”. Sipas gazetës qeveria ka legalizuar blerjen e armëve dhe të paktën 200 mijë grekë e kanë blerë sot një arme gjuetie. 3500 të tjerë kanë marrë leje nga policia për të mbajtur në shtëpi një pistoletë apo armë tjetër. A thua se në Greqi do kete 200 mijë gjuetarë-ironizon gazeta. Më pas kritikat janë për qeverine greke.
“Pse shteti lejon pronësinë mbi armët dhe pse njerëzit i blejnë ato duke i mbajtur në shtëpi” analizon gazetari.

Më tej shkrimi jep dhe arsyet e “armatosjes” së grekëve. Rritja e shpejtë e krimit dhe frika se njerëzit mund të përballen me kaosin si pasojë e krizës bën që të gjejnë mbështetje te kallashnikovi, shkruhet në gazetë.

Gazeta shkruan se është fare e thjeshtë procedura për pajisjen me një armë në Greqi. Gjithkujt i mjafton një deklaratë nga mjeku, i cili konfirmon se nuk ka probleme psikologjike, dhe menjëherë mund të pajiset me një armë. Me këtë proces të thjeshtë shumë grekë kanë bërë pronë të tyre, një mjet të rrezikshëm, pa u trajnuar më parë për përdorimin e tij.
Përballë këaj situate oficerët e policisë japin alarmin se ekzistenca e kaq shumë armëve në duart e njerëzve të pastërvitur, shoqëruar edhe me frikën e rritjes së krimit, mund të krijojë një kombinim të rrezikshëm.

“Mendoni se c’mund të ndodhë ku ne tregje apo kioska cdo pronar të ketë fshehur një armë nën banak” shprehen të alarmuar oficerët e policisë të cilët tashmë e kanë të pamundur të frenojnë kërkesat e grekëve për tu “armatosur” dhe “lirinë” që u jep ligji për të patur lehtësisht një armë. 

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar