Armatosja e popullsisë, Braçe:
Meta flet me gjuhën e Berishës

Armatosja e popullsisë, Braçe:<br />Meta flet me gjuhën e Berishës
Deputeti i PS, Erion Braçe, sjell në vëmendje deklaratat e Sali Berishës një vit më parë në Kuvend, kur bëri thirrje për armatosjen e popullsisë. 

Sipas tij, deklaratat e Berishës në 2016-ën dhe ato të Ilir Metës sot janë identike. Braçe shkon edhe më tej kur thotë se Meta po flet me gjuhën e Berishës.  
"Gjuha e Sali Berishës është institucioni më kriminal në vend! Betimi i sotëm i presidentit të zgjedhur se, do të armatosë popullin e partisë që ndihet e sulmuar në fund të fushatës zgjedhore, është i njëjti që Sali Berisha bëri muaj më parë në Kuvend! 

Por në dallim nga Sali Berisha që sot është një deputet banal në Kuvend, rilindësi i gjuhës së tij të dhunshme, është presidenti i zgjedhur, kryetari në detyrë i Kuvendit! Ndaj betimi i sotëm është akti më i rëndë që mund të konsumojë numri 2 i shtetit në detyrë!",
shkruan Braçe në Facebook. 

Statusi i Erion Braçes në Facebook
Gjuha e Sali Berishës është institucioni më kriminal në vend!
Betimi i sotëm i presidentit të zgjedhur se,
do të armatosë popullin e partisë që ndihet e sulmuar në fund të fushatës zgjedhore,
është i njëjti që Sali Berisha bëri muaj më parë në Kuvend!
Por në dallim nga Sali Berisha që sot është një deputet banal në Kuvend, rilindësi i gjuhës së tij të dhunshme, është presidenti i zgjedhur, kryetari në detyrë i Kuvendit!
Ndaj betimi i sotëm është akti më i rëndë që mund të konsumojë numri 2 i shtetit në detyrë!

I papranueshëm!
Gjithnjë nisur nga Kushtetuta e Republikës!
Më shume se kaq nuk mund të bëjë.
Dua ta them qartë;
Unë jam kundër e dënoj me forcë çdo akt dhune, jo vetëm me natyrë politike e jo vetëm në fushatë.
Por çdo akt i tillë,

Nuk mund të justifikojë sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Shtetit-institucionit apo betimin për të armatosur popullin e partisë, cilësdo parti, për t’u vetëmbrojtur, prej atij që pas një muaji do të jetë Presidenti i Republikës!

Për të dhe cilindo,
së pari e së fundi janë institucionet;
Prokuroria e Gjykata!
Çdo gjë tjetër është antiligjore, antikushtetuese!
Sistemi ligjor është ai që duhet të funksionojë,
për çdo rast, për këdo, pa përjashtim!

Kurrë, kurrë, nuk mund të jetë rilindja e mendjes, gjuhës se dhunës e forca e armëve, ngritur në sistem nga Sali Berisha, zgjidhje!
Nuk ishte në 21 janar, kur ishte qeveria e përbashkët “Berisha 2”, ndaj nuk ka asnjë shans të ketë serish një qeveri të përbashkët “Berisha 3” me këtë e çdolloj mendje!

Ky është fundi dhe po vjen shumë shpejt!
Për këdo nga ushtarët e dhunshëm të sistemeve Berisha!! Nga sot, prej pak më parë e në vijim;
U hodh e do konsolidohet shumë shpejt, hapi më i rëndësishëm drejt Vetting-ut të sistemit të Drejtësisë, thelbi i një të ardhmeje të re për çdo shqiptar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024