Policia e Fierit ka bërë me dije se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G.S u gjetën dhe sekuestruan 3 Kg Kanabis, 1 armë gjahu çifte dhe 1 armë sportive.
Blutë e Fierit sqarojnë se 65-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të punës së përditshme të kontrollit të territorit si edhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Cakran, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G.S u gjetën dhe sekuestruan 3 Kg Kanabis, 1 armë gjahu çifte dhe 1 armë sportive.
U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G.S, 65 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.