Armë dhe drogë nga Shqipëria drejt Italisë, mes 20 të arrestuarve edhe tre shqiptarë (Emrat)

Itali, karabinieria e Barit ka arrestuar 20 persona, të cilët dyshohen se kanë trafikuar drogë dhe armë nga nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas gazetës “Corriere della Sera”, arrestimet u bënë pas hetimeve të kryera nga grupi hetimor për Krimin e Organizuar.

Nga hetimet ka rezultuar se ka patur prova të mjaftueshme që vërtetojnë se personat e arrestuar, prej dy vitesh kanë trafikuar tonelata marijuanë, pistoleta dhe pushkë automatike drejt Italisë.

Sipas gazetës “La Repubblica”, mes 20 personave të arrestuar, janë edhe tre shqiptarë, Kristo Janku, i cili njihej edhe me nofkën “Daja”, Ilirian Gjonxha dhe Harrilla Helmi, si dhe Antonio Prudentino, djali i kreut të një prej klaneve kriminale në Brindisi.

Policia ka sekuestruar gjithashtu pasuri me vlerë 1 milionë euro, 10 pistoleta dhe dy kallashnikovë.

Sipas Guardia di Finanza, grupi criminal që vepronte në Bari dhe Brindisi, ishte armatosur për të rritur dominimin e vet në një zonë që nuk ka një hierarki të qartë të organizatave kriminale, edhe pse njihet si territor i “Sacra Corona Unita”.

Policia  gjithashtu ka sekuestruar edhe 8 gomone që përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike.

Arrestimet e sotme përfaqësojnë epilogun e një hetimi të gjatë dhe kompleks të kryer nga dhjetori 2015 deri në shkurt 2017.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 12/12/2019 14:05

    Fenomenal shou I kryeministrit per sensibilizimin e opinionit mbar shqiptar e ai nderkombetar per te ndihmu per kalimin me lehte te pasojave te fatkeqesis natyrale.Shou ishte me te vertet I sukseseshem.Ne asnje vend te botes nuk kan arritur kaq shpejt ekipet e shpetimit me gjithe mjetet e punes.Ne asnje vend te botes nuk u mbyll kaq shpejt kerkimi per shpetimin e njerezve nga rrenojat.Me shprese qe pas vleresimit te demeve te termetit rrjedhimisht edhe kostojos e rindertimit do vazhdojne donacionet apo trumotet e shteteve europiane.Ne qe jetojme jashte Shqiperis e ndjejme e gjykojme e shohim me mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër