Armë dhe kanabis drejt Malit të Zi, arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim (EMRAT)

SHKODËR- Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi kanë tentuar që të trafikojnë kanabis dhe armë nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga ka rënë Ernest dhe Markeljan Peci, 23 dhe 21 vjeç, vëllezër, të cilët ishin në kërkim pasi më herët, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë u kishte caktuar masën e sigurisë me burg. Uniformat blu bëjnë me dije se ato u spikatën nga policia duke kaluar kufirin, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, por arritën që të largoheshin duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin, megjithatë arratia nuk u ka zgjatur shumë. Ato u arrestuan pak orë më vonë. 

Hetimet për dy të rinjtë kanë zgjatur për një periudhë 18-mujore, teksa këtij operacioni është sekuestruar 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.   Mbi ta rëndon akuza  për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur