Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë vazhdon, policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale.
Në pranga është vënë 34-vjeçari L.Xh, banues në Selenicë, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia i ka gjetur 1 armë gjahu dhe 35 kapsolla.
Policia e Sarandë ka arrestuar një 28-vjeçar E.T, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetë dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.