DAMASK/NEW YORK - Qeveria siriane ka përdorur armë kimike mes tyre edhe gazin sarin, kundër rebelëve. Ky është konkluzioni që kanë arritur autoritetet amerikane dhe europiane thuhet në gazetën New York Times. Ndërsa sipas Wall Street Journal, SHBA-ja po merr masa për të krijuar një bazë ushtarake mes kufirit të Jordanisë dhe Sirisë.

Ka qenë New York Times i cili ka raportuar për një memorandum të qeverisë amerikane në të cilën agjencitë e intelligjencës të SHBA-s dhe Europës arritën në konkluzionin mbi përdorimin e lëndëve kimike nga ana e regjimit të Damaskut. Ndërsa senatori republikan John McCain konfirmoi në Kongres se në Siri është tejkaluar linja e kuqe, ku regjimi i presidentit Bashar al Assad ka përdorur armë kimike dhe për këtë SHBA-ja do të furnizojë me armë rebelët.

Ndërsa për forcat opozitare që luftojnë kundër regjimit të Damskut nuk ka asnjë provë mbi përdorimin e lëndëve kimike ka shpjeguar Shtëpia e Bardhë. Por mbi këtë çështje SHBA-të do të flasin me aleatët e G8 në samitin që do të zhvillohet më 17-18 qershor në Irlandën e Veriut. Ndërsa për Rusinë, këto përfundime nga SHBA për përdorimin e armëve kimike nga ana e Assadit janë vetëm gënjeshtra.

Këto deklarata janë dhënë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm në parlamentin rus Alexiei Pushkov i cili tha se Obama po ndjek të njëjtën rrugë të George W Bush siç gënjeu mbi armët e shkatërrimit në masë të Saddam Huessein-it.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)