Vlorë- Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike.
Shtetasit të identifikuar si Denis Muhametaj, banues në Llakatund të Vlorës i janë sekuestruar: 1260 fishekë pistolete dhe kallashi, 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi, 3 motora uji me 300 kuaj fuqi, 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë dhe 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.
Arma e sekuestruar
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar ''Mercury''
Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike
Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar si poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ''Mercury'', ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.
Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.
• 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi
• 3 motorra për mjete ujore me 300 kë fuqi,
• 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,
• 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kontrabanda me mallra të tjera'', ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', ''Prodhimi, shitja e narkotikëve'', dhe ''Kultivimi narkotikëve'', parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.