DURRËS- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi pas kontrollit në banesën e tij u gjetën armë zjarri pa leje dhe një kapele policie.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar G. M., 26 vjeç, banues në Durrës. Pas kontrollit në banesën e tij u gjetën një një armë zjarri tip "TT", disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve”.
Spo e marr vesh ket pune, o keto cubat nuk kan frike nga ligji o ligji nuk funksionon
PërgjigjuVlonjate eshte me banim në Durres?
PërgjigjuShpartallojini rondelen!
Përgjigju