Armenët sot në Tiranë: Shqipëria
treni i fundit për në “Francë 2016”

Armenët sot në Tiranë: Shqipëria<br />treni i fundit për në “Francë 2016”
Sot pritet të mbërrijë  në Tiranë përfaqësuesja Armene, e cila do të përballet me kuqezinjtë të dielën në “Elbasan Arena” në kuadër të takimit kualifikues të evropianit “Francë 2016”.
Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se skuadra do të akomodohet fillimisht në Tiranë, për t’u transferuar gjatë ditës së shtunë në Elbasan, ku dhe do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore për “miqtë” e kuqezinjve në impiantin ku dhe do të zhvillohet beteja.

Drejtuesit e skuadrës Armene kanë njoftuar se përballja me Shqipërinë është stacioni i fundit për të shpresuar pjesëmarrjen për në evropianin e 2016-ës.
Tekniku i Armenisë, Bernard Chalandes gjatë një deklarate për shtyp u shpreh se përballja me kuqezinjtë është thelbësore për trenin e europian. Chalandes në deklaratën e tij vlerësoi Shqipërinë si një kundërshtar të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.

“Shqipëria është një kundërshtare e rrezikshme edhe për kombëtare më cilësore se ne, prandaj nuk do ta kemi aspak të thjeshtë përballë tyre. Megjithatë ne tre ndeshjet e para të Grupit I kemi grumbulluar vetëm 1 pikë dhe nuk na lejohen më hapa falsë nëse duam të synojmë kualfikimin në kampionatin europian.

Nuk kemi rrugë tjetër veçse të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”,tha trajneri kundërshtar. Mesfushori Gevorg Ghazaryan, e pranoi se Shqipëria është një skuadër shumë e fortë. Mesfushori 26-vjeçar theksoi se në “Elbasan Arena”, armenët do të kërkojnë vetëm 3 pikët. Edhe kapiteni i skuadrës armene Berezovskij ritheksoi idenë se rruga për të mbrritur në europianin francez kalon nga Shqipëria.

Kombëtarja Armene do të mbërrijë në Tiranë këtë të Premte me një fluturim charter dhe seancat stërvitore që ka në program deri në ditën e ndeshjes do t’i zhvillojë pikërisht në Shqipëri.
Sakaq, Shqipëria dhe Armenia janë pjesë e grupit I të kualifikuesve të Europianit “Francë 2016”. Ndeshja e të dielës është e fundit e fazës së parë në këtë grup, ku Shqipëria renditet e treta, ndërsa Armenia në vend të fundit sëbashku me Serbinë.


Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni