Armeni, një grup i armatosur mban
peng disa persona në një komisariat

Armeni, një grup i armatosur mban<br />peng disa persona në një komisariat
Një grup i armatosur i lidhur me një udhëheqës të opozitës i cili ndodhet në burg, ka marrë në zotërim me anë të forcës një ndërtesë të policisë në Erevan dhe po mban peng disa persona, njoftuan shërbimet kombëtare të sigurisë

“Një grup personash të armatosur hynë në ndërtesën e një regjimenti të policisë në Erevan dhe po mbajnë peng disa persona”, njoftoi Shërbimi armen i Sigurisë Kombëtare. Një prej agresorëve pohoi se në mesin e pengjeve ndodhet edhe zëvendësshefi i policisë kombëtare.

Në zonën përreth ndërtesës ndodhen forca të shumta policie, të cilët kanë hyrë në bisedimet me grupin e armatosur.

Sulmi mendohet të ketë ndodhur për lirimin e figurës së partisë opozitare armene, Jirair Sefilyan, i cili u arrestua më 20 qershor për komplot për të kapur disa pajisje telekomunikacioni e ndërtesa në Jerevan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbja e votave të të djathtëve është sfidë për ty, Flamur. Përgjigju!

Humbja e votave të të djathtëve është sfidë për ty, Flamur. Përgjigju!