“Lutem me dhembje në zemër  që mos të ketë tragjedira të tilla, sepse njerëzimi ka nevojë të harrojë dhe të fitojë mbi të keqen. Kujtesa është burim paqeje dhe e ardhme” ishin këto fjalët e Papa Francesku gjatë një vizite në memorialin e genocidit në Armeni.

Më tej Ati i Shenjtë i përshkoi si genocid vrasjet masive të  1.5 milionë armenëve nën pushtimin e osmanëve turq gjatë luftës së Parë Botërore.
Por nga ana tjetër, Turqia refuzon të përdorë termin genocid pasi gjithmonë ka vënë në dyshim shifrën e të vrarëve.


Mosmarrëveshjet mbi karakterizimin e  këtyre  vrasjeve vazhdojnë të mbajnë të tensionuara marrëdhëniet mes Armenisë dhe Turqisë, ndërkohë që ka përfshirë në  debat edhe vende të tjera si Gjermania, parlamenti i së cilësi quajti së fundi vrasjet si “genocid”.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)