Armeni, shpërthejnë tullumbacet
në miting plagosen 140 persona

Armeni, shpërthejnë tullumbacet <br />në miting plagosen 140 persona
ARMENI-Më shumë se 140 persona janë lënduar në një tubim politik në kryeqytetin e Armenisë Yerevan ndërsa nje tufë tullumbacesh shpërtheu ne flake. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën që zhvillohej mitingu përmbyllës i partise Republikane para zgjedhjeve në vend.

Ministri i Shëndetësisë Harutyun Kushkyan në një deklaratë për mediat theksoi se rreth 140 persona morën plagë të shumta pasi u përfshinë nga flakët, ndërsa në sheshin ku mbahej mitingu u shkaktua kaos dhe panik.

Shperthimi duket se eshte provokuar nga ndonje cigare qe personat pjesmarres ne miting mbanin ne duar. Personat qe mbanin ne duar tullumbacet ishin rreshtuar ne mes te turmes, dhe ndersa ka shperthyer ne flake njeri prej tyre, me pas flaka eshte perhapur ne shpejtesi ne gjithe rreshtin per faktin se tullumvbacet kane qene te mbushura me gaz helium.

Ishte parashikuar që balona të rrinte në fluturim gjatë mitingut të partisë Republikane e cila tërhoqi drejt vetes dhjetra mijëra persona përpara votimit të zgjedhjeve parlamentare në ish-republikën ruse. Pavarsisht incidentit të ndodhur, mitingu ka vijuar pas normalizimit të situatës. Sondazhet kanë treguar se Partia Republikane dhe koalicioni i saj do të jenë të suksesshëm, dhe pritet të fitojë më shumë se 60% e votave në zgjedhjet parlamentare.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf