Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord të përshpejtojnë negociatat

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord të përshpejtojnë negociatat

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit ranë dakord në bisedimet në Uashington për të përshpejtuar negociatat midis dy vendeve të Kaukazit Jugor që janë përplasur vazhdimisht për kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakut, tha të martën Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

"Ministrat e jashtëm ranë dakord të përshpejtojnë negociatat e tyre", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price për bisedimet e së hënës midis ministrit të jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe ministrit të jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov.

Gjithashtu ai shtoi: "Dita e djeshme ishte pozitive nga takimi i të dy palëve. Ata shfaqën shumë nga fushat e tyre të mosmarrëveshjeve dhe në fund të ditës ata ishin në gjendje të bien dakord për një deklaratë të përbashkët. Ata ishin në gjendje të bien dakord për të vazhduar takimin, duke u angazhuar në dialog të drejtpërdrejtë dhe në diplomaci në javët në vijim”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur