'Armëpushimi i Krishtlindjes', historia e pabesueshme e Luftës së Parë Botërore (VIDEO)

'Armëpushimi i Krishtlindjes', historia e pabesueshme e Luftës së Parë Botërore (VIDEO)

Foto nga ushtarët

Krishtlindja është një festë që sjell paqe mes njerëzve dhe përjetohet nga qindra miliona njerëz në mbarë botën.

Shembulli më dramatik i atmosferës së Krishtlindjes ka ndodhur gjatë vitit të parë të Luftës së Parë Botërore.

Në prag të Krishtlindjes së vitit 1914 kur rreth 100 mijë trupa britanike dhe gjermane u përfshinë në një “prishje jozyrtare të armiqësisë”.

Ngjarja u bë e njohur si “Armëpushimi i Krishtlindjes”.

Ajo natë gjithashtu u bë simbolikë e “Paqes në Tokë dhe Vullnetit të Mirë ndaj njerëzve”,  gjë që shpesh mungon edhe në jetën tonë të përditshme.

Ushtartë ndaluan së luftuari me njëri-tjetrin në Luftën e Parë Botërore për të festuar së bashku Krishtlindjet.

E gjitha filloi kur forcat e vendosura britanike njohën thirrjen e Krishtlindjes “Natë e heshtur, natë e shenjtë” që vinte nga pala gjermane.

“Djemtë tanë thanë: Le të bashkohemi. Kështu që ne u bashkuam me këngën”, ka rrëfyer Francis Sumpter për History Channel.

Të hutuar nga momenti i këndshëm, por edhe i çuditshëm, trupat britanike nuk dinin të reagonin ndaj asaj që po ndodhte nga pala gjermane.

Kështu ata filluan të nxjerrin kokat e tyre mbi llogore dhe shpejt u bënë gati të tërhiqeshin në rast se gjermanët do të fillonin të qëllonin.

Dhe atëherë ne pamë një gjerman që qëndronte në këmbë, duke tundur krahët dhe ne nuk qëlluam”, ka thënë ushtarja Leslie Ëellington, e cila ishte dëshmitare e këtij momenti.

Gjermanët iu afruan britanikëve duke thirrur “Gëzuar Krishtlindjet” në anglisht.

Në fillim trupat britanike menduan se ishte një mashtrim, por kur panë që gjermanët ishin të paarmatosur, ata filluan të dilnin nga llogoret.

Ngadalë dhe me kujdes, të dy palët iu afruan njëra-tjetrës dhe filluan të shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit.

Ata shkëmbyen dhurata dhe kënduan këngë së bashku, madje luajtën edhe futboll.

Për një moment, në mes të “Luftës së Madhe”, pati paqe në tokë.

“Në Krishtlindjen e vitit 1914, çdo ushtar e dinte se armiku po ndante të njëjtin mjerim”, tha Dominiek Dendooven i Flanders Field Museum në Ypres, Belgjikë, për History Channel.

Trupat nga të dy palët e dinin që të qëndrosh me armikun në këtë mënyrë është tradhti dhe kishte bazë për luftë gjyqësore dhe madje mund të dënoheshe me vdekje.

Vetëm kjo frikë do t’i motivonte të dy palët të rifillojnë luftimet.

Të dy palët do të tërhiqeshin në llogoret e tyre atë natë duke pyetur nëse ata do të vazhdojnë të kundërshtojnë luftën të nesërmen në mëngjes.

Archibald Stanley kujton se si oficeri i tij rifilloi luftimet: “Ju akoma keni armëpushim?”

Ai mori pushkën e tij dhe qëlloi një prej atyre gjermanëve të vdekur.

Sipas një artikulli rreth këtij armëpushimi të History Channel thuhet: “I ashtuquajturi Armëpushimi i Krishtlindjeve i vitit 1914 erdhi vetëm pesë muaj pas shpërthimit të luftës në Evropë dhe ishte një nga shembujt e fundit të nocionit të vjetëruar të armiqve në luftë.

Asnjëherë nuk u përsërit, përpjekjet e ardhshme për armëpushime u shuan nga kërcënimet e oficerëve për veprime disiplinore, por ajo shërbeu si provë ngulitëse, sado e shkurtër, që nën përplasjen brutale të armëve, mbizotëroi humanizmi.”

Foto nga loja e ushtarëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja