Armëpushimi në Gaza, i largët! Ushtria izraelite, në 25 minuta hedh 122 raketa! Shtohen thirrjet e ndërkombëtarëve për paqe, Hungaria i konsideron të njëanshme!

Bombardimet mes Izraelit dhe Palestinës nuk kanë të ndalur dhe pavarësisht thirrjeve të shumta për armëpushim nga ndërkombëtar ai duket ende shumë larg. Gjatë natës së mbrëmshme 122 bomba janë hedhur nga ushtria izraelite në intervalin kohor të 25 minutave.  

Ndërkohë që sipas kryeministrit izraelit  bombardimi nëntë ditor “e ka kthyer Hamasin me vite prapa”. Hamasi, grupi palestinez që udhëheq Gazën, ka pësuar “goditje të papritura” dhe operacionet “do të vazhdojnë derisa të rivendoset qetësia për qytetarët izraelitë”, tha Netanyahu.

“Nuk kam asnjë dyshim se ne i kthyem ata për shumë vite prapa. Jam i sigurt se të gjithë armiqtë tanë e shohin çmimin që kemi për agresionin kundër nesh. Jam i sigurt se ata do ta mësojnë mësimin”, tha Netanyahu.

në një kohë që tensionet vazhdojnë të rriten dhe numri i viktimave po ashtu, thirrjet e ndërkombëtareve për paqe po shtohen orë pas ore.

Franca ka paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në bashkërendim me Egjiptin dhe Jordaninë, duke kërkuar një armëpushim. Më herët të martën, Izraeli hapi për pak kohë një kalim kufitar në Gaza për të lejuar një autokolonë të ndihmave për të hyrë. Sidoqoftë, vendkalimi u mbyll përsëri pasi u sulmua nga raketa palestineze.

Ndërkohë që ditën e djeshme edhe ministrat e jashtëm të BE u mblodhën për të diskutuar në lidhje me situatën në Gaza, të cilët bënë thirrje që t’i jepet fund konfliktit. Megjithatë Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që nuk mbështet një deklaratë të unionit që kërkon një armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Unë kam një problem të përgjithshëm me deklaratat evropiane mbi Izraelin (…) Ato janë të njëanshme dhe nuk ndihmojnë shumë, veçanërisht në rrethanat aktuale, kur tensionet janë kaq të larta”.

Nëntë ditë përplasje të vazhdueshme mes Izraelit dhe Palestinës kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 220 palestinezë, nga të cilët 63 janë fëmijë dhe rreth 1,500 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kurse, në Izrael kanë humbur jetën 12 persona duke përfshirë dy fëmijë, ndërsa të paktën 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë që sipas agjencisë së ndihmës së Kombeve të Bashkuara janë zhvendosur më shumë se 52,000 palestinezë nga sulmet ajrore izraelite që kanë shkatërruar ose dëmtuar gati 450 ndërtesa në Rripin e Gazës. Rreth 47,000 nga njerëzit e zhvendosur kanë kërkuar strehim në 58 shkolla të drejtuara nga OKB në Gaza.  Jens Laerke, një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare  tha se 132 ndërtesa ishin shkatërruar plotësisht dhe 316 ishin dëmtuar rëndë, duke përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra të kujdesit shëndetësor parësor, si dhe një impiant për shkripëzimin, duke ndikuar në aksesin në ujë të pijshëm për rreth 250,000 njerëz.

 Në një deklaratë të veçantë mbi konfliktin, grupi i të drejtave “Amnesty International” tha se sulmet ajrore të Izraelit në ndërtesat e banimit mund të përbëjnë krime lufte.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr