GAZA - Pak pas mbarimit të armpushimit humanitar prej 12 orësh në Rripin e Gazës, Këshilli i Sigurisë i Izraelit ka vendosur të zgjasë armpushimin dhe për 4 orë të tjera deri në mesnatë. Ndërkohë Hamasi ka lëshuar tre raketa në drejtim të territorit Izraelit fill pas skadimit të afatit të parë, pa shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Qeveria e Izraelit ka deklaruar për mediat se OKB i ka kërkuar zgjatjen e armpushimit humanitar në Rripin e Gazës me 24 orë të tjera dhe si akt të parë për t’i dhënë kohë diskutimit mbi këtë propozim, vendosën zgjatjen e armpushimit deri në mesnatën e 26 Korrikut. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka rihedhur idenë e armpushimit shtatë ditor në Gaza si detyrim ndaj popullatave të të dy palëve të implikuara në konflikt.
Ndërkohë që duhet theksuar se vetëm në 12 orë armpushimi humanitar popullsia palestineze dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare kanë nxjerrë nga rrënojat e shumë ndërtesave rreth 100 të vdekur nga bombardimet e artilerisë së ushtrisë së Tel Avivit. Banorët në Gaza po përdorin armëpushimin humanitar për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, duke siguruar nevojat e tyre kryesore si dhe për të nxjerrë të afërmit e tyre nga rrënojat.
Bilanci deri më tani bëhet i ditur të jetë mbi 1000 Palestinez të vdekur dhe rreth 5,840 të plagosur, kur kanë kaluar 18 ditë nga fillimi i mësymjes izraelite në Rripin e Gazës.
Izraeli dhe Hamasi dakordohen për armëpushim 12 orësh në GazaIzrael dhe Hamas kanë rënë dakord për një armëpushim 12 orësh në Gaza. Sipas orës lokale, armëpushimi ka filluar në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm deri në orën 20:00.
Zëdhënësi i Hamas, Sami Abu Zuhri tha se ka një konsensus kombëtar për një armëpushim 12 orësh.
Ndërkaq, edhe Forcat Izraelite të Mbrojtjes konfirmuan armëpushim në “Twitter” duke shtuar se edhe gjatë kësaj kohe do të vijojnë në gjetjen dhe neutralizimin e tuneleve të fshehura dhe do të përgjigjet me luftime në rast se sulmohet nga Hamas.
Përpara se të arrihej armëpushimi, sulmet izraelite vranë 19 palestinezë gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa mësohet të kenë vdekur edhe 2 izraelitë. Në 18 ditë luftime, raportohen në total mbi 870 palestinezë dhe 39 izraelitë të vrarë.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari, pronar i një mobilierie u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Pistë hetimi, konfliktet brenda rrethit familjar
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05