Armët kimike, Britania si SHBA
paralajmëron Sirinë

Armët kimike, Britania si SHBA <br />paralajmëron Sirinë
LONDER- Britania e Madhe i bashkohet paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nëse Siria do të përdorë ose kërcënojë me armët kimike kjo do të shtonte mundësitë për ndërhyrje ushtarake.

Qëndrimi vjen pas një telefonate të kryer mes kryeministrit britanik David Cameron dhe Presidentit amerikan Barak Obama. Shefi i qeverisë britanike sipas BBC ka komunikuar edhe me Presidentin e Francës Francois Hollande në lidhje me mundësitë për të ndihmuar opozitën siriane. Zëdhënësi i Kameron tha se “përdorimi ose kërcënimi me armët kimike është i tërësisht i papranueshëm dhe mund të çojë drejt rishikimit të strategjisë së ndjekur ndaj Sirisë”.

Më herët media shtetërore kineze akuzoi Obamën se po përdor çështjen e përdorimit të armëve kimike si një justifikim për të ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin e Sirisë. Në fillim të javës ishte Presidenti i SHBA-ve ai që tha se çështja e armëve kimike është vija e kuqe pas të cilës nuk ka tolerime. Sakaq, të mërkurën luftimet në terren vazhduan në qytetet e Aleppos dhe Damaskut ku forcat qeveritare sulmuan pozicionet e mbajtura nga rebelët.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës